Prizren, nisin punimet infrastrukturore në fshatin Skorobisht

21 dhjetor 2023 | 11:57

Komuna e Prizrenit ka filluar punimet infrastrukturore në fshatin Skorobisht.

Kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj ka njoftuar se do të ndërtohen muret mbrojtëse për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, trotuaret e rinj dhe do të bëhen disa investime tjera.

“Po ashtu, do të bëhet shtrirja e rrjetit të kanalizimit të ri në 4 segmente rrugore, shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në dy akse dhe do të kubëzohen 6 rrugë të fshatit”, ka shkruar Totaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të enjten se Gaza…