Prizrenasi kapet duke bërë pedofili

10 mars 2024 | 09:59

Elvis Xhaferi, 45 vjeçar, nëpërmjet thirrjeve të vazhdueshme telefonike dhe bisedave të karakterit seksual ka shkaktuar shqetësim tek një e mitur. Biseda është marrë përsipër nga ekipi i ‘Piranjas’ në Shqipëri, të cilit kanë arritur ta identifikojnë dhe intervistojnë në vendin e punës në Prizren.

Ai nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ dërgoi një kolazh të fotografive të organit gjenital, duke e shoqëruar me shprehje perverse.

Ai prezantohej si mërgimtar që punon në Aeroportin e Frankfurtit të Gjermanisë, ndonëse puna e tij reale ishte si mekanik në Prizren.

Ekipi i ‘Piranjat’ shkon ta vizitojë në vendin e punës dhe e pyet se çfarë mendimi ka ai për pedofilinë, duke e kundërshtuar atë si fenomen. Ai konfirmon se është baba i dy fëmijëve, një vajze 17-vjeçare dhe një djali 18 vjeç.

Kur pyetet se si do të vepronte nëse dikush do t’i shkruante vajzës së tij të mitur, ai thotë se do t’i drejtohej Policisë së Kosovës.

Gazetarja e pyet nëse i ka shkruar vajzës së mitur që jeton në Tiranë, mirëpo Elvis Xhaferi e mohon fillimisht.

Më pas, ai e pranon dhe thotë se ndien keqardhje për veprimet e bëra.

“A mund ta ndalësh atë se po më pengon”, thotë gjatë bisedës prizrenasi.

Materialin e plotë mund ta gjeni më poshtë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua ka njoftuar Policinë e Kosovës se burri dhe…