Problemet që mund të shkaktojë “TikTok”-u

22 qershor 2020 | 13:46

Rrjeti i ri social, “TikTok” mund të inkurajojë probleme në lidhje me ushqimin, sidomos tek njerëzit që vuajnë nga çrregullimet në të ngrënë.

Aplikacioni i videove është një ndër më popullorët në botë dhe numëron mbi 800 milionë përdorues. 41% e tyre janë mes moshës 16 dhe 24 vjeç.

Megjithatë ekspertët kanë paralajmëruar se disa përmbajtje mund glorifikojnë çrregullimet me ushqimin si anoreksia dhe bulimia.

Kompania teknologjike ka deklaruar se siguria dhe mirëqenia e përdoruesve është një nga prioritetet kyç të saj. “TikTok” është shprehur se po inkurajon njerëzit që të raportojnë çdo përmbajtje që promovon këto shqetësime.

Megjithatë një prej organizatave jo fitimpruprëse, Beat, ka deklaruar se edhe pse gjiganti i videove ka marrë masa, ende shfaqen video të dëmshme në aplikacion./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot pritet të mbahet aktgjykimi përfundimtar në Gjykatën Themelore të…