Procesi i regjistrimit të popullsisë në Gjilan, përfundon me sukses

23 maj 2024 | 10:52

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar regjistruesit e popullsisë të komunës, të cilët e kanë zhvilluar procesin pa asnjë telashe.

“Procesi i regjistrimit në Komunën e Gjilanit, ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem apo sfidë”, ka thënë Hyseni.

Më tutje, Hyseni ka thënë se sot (e enjte) ka ftuar në takim ekipin e jashtëzakonshëm, që kanë udhëhequr këtë proces.

“Ju jemi falënderues për angazhimin dhe punën tuaj të palodhur”, ka thënë Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Bardhyl Mahmuti, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të…