Procesi i vaksinimit kundër Covidit, Lekaj: Qeveria Kurti ka dështuar

21 korrik 2021 | 13:03

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se qasja e qeverisë aktuale karshi procesit të vaksinimit është e gabuar dhe se ka mungesë të transparencës.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar në procesin e vaksinimit.

“Mund të them se Qeveria Kurti ka dështuar. Kur jemi tek vaksinimi apo imunizimi i masës Kosova ka një praktikë të mirë në rajon, sepse e kemi pasur zinxhirin e ftoftë të imunizimit ndër vendet më të mira në rajon dhe mendoj se kjo praktikë nuk është përdorur. Qasja që më tepër të koncentrohet popullata në qendrat e mëdha është gabim dhe këtu e shoh se nuk është administruar si duhet. Nëse i marrim komunat unë nuk di që ka pasur ndonjë komunikim apo sensibilizim për moshat që janë kërkuar të vaksinohen e mos të flasim për zonat rurale”.

“Nuk e kanë përdorur infrastrukturën e QKMF-së për të shpërndarë vaksinat, por atë e kanë bërë në një qendër ku qytetarët kanë pritur me orë të tëra dhe nuk ka pasur një rregull si duhet. Kur jemi tek shifrat nëse këta kanë menduar të marrin merita vetëm me tastierë dhe t’i fryjnë numrat ajo është dobësia më e madhe dhe krijon huti tek qytetari nëse kolegia e tha se jemi me vendet e rajonit të barabartë qysh në fillim e kemi nisur me një qasje të gabuar dhe jo transparente”, ka thënë Lekaj në takimin e organizuar nga Forumi për Transparencë Parlamentare, me mbështetjen e NDI-së, me temën “Pandemia Covid-19: Procesi i vaksinimit në Kosovë”, që është organizuar në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Falë kamerave të fuqishme, një dizajni elegant dhe të bukur,…