Prodhuesit kërkojnë unifikim të tregut shqiptar

11 janar 2018 | 14:52

Tri Klubet e Prodhuesve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë janë mbledhur të enjten në Tiranë për të treguar se nuk ka pengesa për unifikimin e tregut shqiptar.

Në një konferencë për media e mbajtur në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë zyrtarë të këtyre asociacioneve kanë deklaruar se nuk ka të qëllimshme asgjë për ta penguar unifikimin e tregut shqiptar, përkundrazi këta kërkojnë që të hiqen të gjitha barrierat kufitare nëpër kufij.

Nagip Fejzi kryetar i klubit të prodhuesve mbarë kombëtar dhe përfaqësues i prodhuesve nga Maqedonia, ka thënë se sot po e sqarojnë një deklaratë që është bërë ditë më parë.

“Ne si prodhues vlerësojmë se deklaratat kinse pengohet nga prodhuesit për marrëveshjet ndërqeveritare, ne jemi për të bërë bashkëpunim jo për pengesa”, deklaroi Fejzi.

Kryetari i Unioni prodhuesve nga Shqipëria Bardhyl Baltëza, ka thënë se kanë propozuar për të bërë unifikimin e ekonomisë shqiptare. “Nuk ka në mes nesh që pengojnë frymën e bashkëpunimit. Jemi një komb, të ndihmojmë njëri tjetrin dhe koha po vjen të hapen kufijtë ekonomik”, ka thënë ai.

Astrit Shabani kryetar i Klubit të Prodhuesve nga Kosova, ka thënë se ashtu sikur muzika dhe kultura edhe ekonomia të jetë një treg i lirë dhe i hapur.

“Kërkesat tona janë që të hiqen të gjitha pengesat apo barrierat për ekonominë e Kosovës. Të gjitha lajmet të jenë të bazuar dhe mos të keq informohen qytetarët”, deklaroi Shabani.

Përfaqësues të prodhuesve nga Shqipëria pohuan se janë për një treg ballkanik, por me një kusht që të ketë unifikim të tregut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA-BAJGORA Gjeneza e një ngjizjeje kundër ligjeve të…