Prof. Dr. Sead Ujkani nga Mitrovica, ambasador i dijes në arenën ndërkombëtare

07 maj 2026 | 00:30

Nga qyteti i Mitrovicës vjen një tjetër shembull i suksesit akademik që tejkalon kufijtë e vendit. Profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Prof. Dr. Sead Ujkani, po dëshmon se përkushtimi dhe profesionalizmi shpërblehen me vlerësim ndërkombëtar, shkruan Jepi zë.

Në kuadër të mobilitetit akademik në mësimdhënie, Ujkani ka ligjëruar për studentët e Romanian-American University në Bukuresht, duke ndarë njohuritë dhe përvojën e tij në fushën e ekonomisë. Angazhimi i tij është mirëpritur si një kontribut i çmuar në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe në shkëmbimin e përvojave mes institucioneve.

“Ka qenë kënaqësi e veçantë të ligjëroja para studentëve në Bukuresht”, ka theksuar Ujkani, duke nënvizuar rëndësinë e ndërkombëtarizimit të arsimit dhe prezencës së profesorëve kosovarë në skenën globale.

Me këtë paraqitje dinjitoze, Prof. Dr. Sead Ujkani jo vetëm që përfaqëson denjësisht Universitetin e Prishtinës, por edhe qytetin e Mitrovicës, duke u shndërruar në një ambasador të vlerave akademike dhe profesionale të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Meta, ish-këshilltar i Vjosa Osmani, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1,…