Prof. Dr. Sylejman Berisha, kandidat i PDK-së për deputet
05 dhjetor 2025
| 23:01
Prof. Dr. Sylejman Berisha, ligjërues në Fakultetin e Edukimit në programin Master për Mësimdhënie Lëndore me specializim në Teknologji me TIK, njëkohësisht njohës i fushës së energjisë dhe mjedisit, si dhe menaxhues i shitjeve të kompanisë gjermane Knauf për Kosovë dhe Shqipëri, do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Prof. Dr. Berisha vlerësohet si një aset i rëndësishëm për PDK-në, falë përvojës së tij akademike dhe kontributit në fushën e edukimit dhe teknologjisë.




