‘Profa’: Ballkani po ka presion

03 maj 2021 | 14:48

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka folur për ecurinë e Superligës së Kosovës.

Sokoli ishte i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini”, ku foli për ecurinë e Ballkanit.

“Profa” theksoi se humbja e Ballkanit nga Drenica tregoi se ata kanë qenë nën presion, por tani gjithçka varet nga ata.

“Duke qartë që Ballkani ka presion, sepse mbajtja e pozitës së parë është e vështirë dhe ndoshta pas kësaj ndeshje gjithçka varet nga ta”, tha ai.

“Unë pres që Ballkani tani të jetë më i qetë, orarin tani e ka të lehtë, edhe pse do të ndeshet me Dritën dhe Prishitnën, tani gjithçka varet nga ta”, shtoi ai.

“Në ndeshjen ndaj Drenicës u pa se ka presion, ata kanë veshtirë të marin përgjegjësi në grup, nuk ekziston ajo qetësia kolektive, por mendoj se ka presione në skuadër”, tha Sokoli.

“Duhet të ketë një zgjidhje nga të gjithë, nga psikologu, nga presidenti, nga të gjithë që të dilet nga kjo situatë. Por sipas meje lufta për kreun e tabelës ka ndikuar tek ata, unë pres që ata tani do të relaksohen dhe ndoshta do të vetëdijëshohen sepse lojtarët do të shohin se s’kanë çfarë të humbin”, përfundoi Bylbyl Sokoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është shprehur se administrata…