Profesionet që nuk rrezikohen nga inteligjenca artificiale

16 gusht 2023 | 09:08

Ardhja e inteligjencës artificiale (AI) ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme peizazhin e shumë industrive, duke sjellë me vete potencialin për rritjen e efikasitetit, saktësisë dhe produktivitetit. Por me këtë evolucion lind pyetja: cilat punë do të zëvendësojë IA dhe cilat janë ‘të sigurta’? Makineritë tani mund të kryejnë detyra të përsëritura më shpejt dhe më saktë se sa fuqia punëtore. Ato mund të punojnë gjatë gjithë kohës, nuk kërkojnë pushime dhe nuk janë të ndjeshëm ndaj situatave e lëndimeve. Derisa në një artikull të mëhershëm e kemi analizuar se cilat profesione rrezikohen më së shumti nga Inteligjenca Artificiale, në këtë artikull do të listojmë disa nga profesionet që nuk rrezikohen nga ajo.

Derisa IA mund të zëvendësojë shumë lloje të punës, ka disa që nuk mundet, të paktën jo tani. Këto janë zakonisht pozita që kërkojnë një shkallë të lartë kreativiteti, mendimi kritik, inteligjencë emocionale ose ekspertizë të specializuar.

Punë Kreative: Ndërsa inteligjenca artificiale mund të gjenerojë muzikë, të shkruajë artikuj dhe madje të krijojë art, asaj i mungon aftësia për të krijuar me të vërtetë. Mund të përsëritet dhe të përzihet, por nuk mund të bazohet në përvojat personale, emocionet ose një perspektivë unike për botën siç e bëjnë vërtetë krijuesit. Artistët në çdo fushë nuk mund të zëvendësohen. Si të tilla, punët në fusha si shkrimi, muzika, arti, dizajni, parukeria, make-upi e fusha të tjera janë të sigurta që nuk mund të rrezikohen nga inteligjenca artificiale.

Punë komplekse vendimmarrëse: Pozitat e punës që përfshijnë vendimmarrje komplekse, si drejtuesit, sipërmarrësit dhe strategët, janë të vështira për t’u zëvendësuar nga IA. Këto punë kërkojnë një kuptim të thellë të realitetit, planifikimin afatgjatë dhe aftësinë për t’u marrë me pasigurinë – fusha që tani për tani nuk rrezikohen nga Inteligjenca Artificiale. Janë këto punë që kërkojnë inteligjencë emocionale: Inteligjenca artificiale po bëhet më e mirë në imitimin e emocioneve njerëzore, por ende nuk mund t’i kuptojë apo të ndjejë me të vërtetë njerëzit. Si të tilla, punët që kërkojnë inteligjencë të lartë emocionale, si terapistët, punonjësit socialë dhe infermierët, nuk ka gjasa të zëvendësohen.

Profesionistët e specializuar: Punët që kërkojnë ekspertizë të thellë në një fushë të caktuar, si mjekë, avokatë dhe shkencëtarë, kanë më pak gjasa të zëvendësohen plotësisht nga IA. Ndërsa inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në këto fusha, thellësia dhe gjerësia e njohurive të kërkuara, së bashku me nevojën për të menduar në mënyrë kritike dhe të kuptuarit e thellë, e bëjnë të vështirë që IA të marrë përsipër plotësisht këto detyra.

Edukatorët: Mësimdhënia nuk ka të bëjë vetëm me përcjelljen e informacionit, por edhe me frymëzimin, motivimin dhe kuptimin e studentëve. Kërkon inteligjencë emocionale, përshtatshmëri dhe një prekje personale të cilat nuk mund të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale./AkademiPune

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-të burgosurit ukrainas thonë se ata iu nënshtruan torturave, duke…