Profesor Gruda: Kosova me Malin e Zi ka lidhur marrëveshje për kufirin e jo për Demarkacionin

04 dhjetor 10:49

Anëtari i Komisionit për shënjimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi, profesor Zejnullah Gruda, ka thënë se puna e ish-Komisionit shikuar nga ana e së drejtës ndërkombëtare është karakterizuar nga mosnjohja e thellë e së drejtës ndërkombëtare.

Profesor Gruda ka shtuar se është e paqartë dhe e pakuptueshme se si pala kosovare ka pranuar të hyjë në bisedime ku i është bërë e qartë se pala malazeze kishte ardhur të kryej punë për përcaktimin e kufirit shtetëror dhe të përgatisë lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për kufirin shtetëror e jo Demarkacionin.

“Pala kosovare duke hyrë në bisedime ka pranuar në mënyrë implicite se gjoja midis Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka ekzistuar kufiri ose vija administrative që ndante territorin e Kosovës me të Malit të Zi që nga viti 1945-46”, ka thënë Gruda.

“Ka ndodhë që dy delegacionet të shkojnë në bisedime me agjenda të ndryshme. Mali i Zi ka shkuar për të vënë kufi, është delimitacion–jo demarkacion. Komisioni ynë nuk ka pasur platformë të bisedimeve”, tha ai.

Gruda ka theksuar se me Malin e Zi është lidhur marrëveshje për kufirin e jo për Demarkacionin e Kufirit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person rreth moshës 64-vjeçare ka mbetur i vdekur si…