
Profesori Ajvaz Berisha bën thirrje që të votohet Bedri Hamza për kryetar të Mitrovicës
Profesori universitar, Ajvaz Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të Komunës së Mitrovicës që në zgjedhjet e 17 tetorit për kryetar komune ta votojnë kandidatin e PDK-së, Bedri Hamzën.
Berisha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ai nuk i përket asnjë partie politike, por ka treguar se duke i përcjell disa kandidatë për kryetar komune nuk ka mundur të qëndrojë indiferent sidomos për qytetin e Mitrovicës.
Ai ka thënë se do të ishte nder për Mitrovicën që të gjitha partitë ta votojnë Bedri Hamzën.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë, miq, shokë, të dashur studentë
Zgjedhjet lokale po afrohen e ne të gjithë kemi obligim qytetar të votojmë. Paraprakisht po ju tregoj që nuk i përkas asnjë partie politike, por duke përcjell disa kandidatë për kryetar komunash, nuk mundem të qëndroj indiferent sidomos për qytetin e Mitrovicës.
Bedri Hamza është kandidat për kryetar të Mitrovicës, do të ishte nder për Mitrovicën që të gjitha partitë ta votojnë Bedri Hamzen.
Bedri Hamza është intelektual, profesionist, patriot dhe parasegjithash njeri i formuar me plotë kuptimin e fjalës.
Me Bedri Hamzën kryetar, do të fitojnë të gjithë qytetarët e Mitrovicës pa dallim. Asnjë interes personal nuk e kam rreth zgjedhjes së tij kryetar, por e ndiej obligim qytetar t’ju bëjë thirrje të gjithë miqve, shokëve, studentëve, sportistëve dhe gjithë qytetarëve pa dallim partie, që më 17 tetor ta votoni Bedri Hamzen kryetar të Mitrovicës, njeriun e mirë, njeriun me ide brilante për zhvillimin e qytetit të Mitrovicës. Urime dhe suksese kryetarit të ardhshëm Bedri Hamza