Profesori i Kimisë i cili i përgatit nxënësit për t’u bërë studentë të mjekësisë

15 gusht 2023 | 10:28

Armend Qafleshi profesor i lëndës së kimisë, i cili përgatit nxënës të suksesshëm për tu bërë student shembullor të mjekësisë

Shkruar nga Muharrem Qafleshi

Armend Qafleshi lindi në fshatin Bellobrad të Opojës, jeton, punon dhe vepron në kryeqendrën e Kosovës-Prishtinë.

Ka mbaruar Fakultetin e Kimisë dhe nivelin master në Universitetin e Prishtinës.

Punon si mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Lartë “Xhevdet Doda” në Prishtinë

Profesor në Medresenë “Alaudin”  Prishtinë.

Misioni i tij është të përgatisë student të ardhshëm të mjekësisë dhe të shkencave të natyrës.

Puna me përkushtim, qasja serioze ndaj obligimeve dhe përgjegjësive që i jepen, bashkëpunimi, korrektësia, të mësuarit gjatë gjithë jetës ….. janë disa nga virtytet e shumta që e karakterizojnë Armend Qafleshin si mësimdhënës i dalluar.

Profesorin Armend e çmojnë dhe respektojnë që të gjithë duke filluar nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi udhëheqës dhe të gjithë punëtorët e shkollës, ngase është mësimdhënëse i përkushtuar në procesin edukativo-arsimor, ku  nxënësit e klasës së tij dallohen në arritje dhe suksese të vazhdueshme.

Ky sukses i Armendit, nuk është i rastësishëm, por rezultat i punës së palodhur me nxënës, si në fushën kurrikulare dhe jashtëkurrikulare, bashkëpunimit të theksuar me kolegë dhe më të gjithë punëtorët e shkollës.

Urime dhe suksese të vazhdueshme në arsim dhe në të gjitha fushat e jetës profesori Armend!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Afrim Kasolli Sot u bënë 11 vite që kur…