Profili i ri i “mbretit” të Stambollit, nga pasioni për futbollin te martesa me gruan me tatuazhe

02 prill 2024 | 23:58

Ekrem Imamoglu, rivali kryesor politik i Reccep Tayip Erdogan arriti të fitonte zgjedhjet për herë të dytë në Stamboll dhe të rizgjidhej si kryebashkiak.

Vetë Imamoglu në një dalje për mediat, e quajti këtë si një “agim” të një epoke të re pas deklaratës së Erdogan i cili tha se në këto zgjedhje fitoi demokracia në Turqi.

Imamoglu i njohur ndryshe në Turqi si “pushtuesi i qytetit”, u votua edhe nga persona të cilët janë praktikantë të devotshëm të fesë islame, gjë që ishte surprizë edhe për vetë Erdoganin, i cili ishte angazhuar që në këto zgjedhje të rimerrte Stambollin.

Shtypi turk e quan ndryshe “Klintoni turk”, njeriun që fitoi zemrat e njerëzve duke e goditur Erdoganin në pikën e dobët, tek propozimet e bëra për rritje të përfitimeve sociale, kërkesat për investime për një Stamboll më te gjelbër dhe transport të lirë.

Por kush është Imamoglu, njeriu që triumfoi për të dytën herë në qytetin më të rëndësishëm të Turqisë për nga ekonomia?

Mbështetësit kryesorë të Imamoglu janë familjarët e tij, bashkëshortja, Dilek me të cilën është i martuar që prej vitit 1995 dhe 3 fëmijët e tyre (Mehmet, Semih dhe Beren).

E lindur në vitin 1974, Dilek, është diplomuar në Universitetin e Stambollit për turizëm dhe administratë publike, konsiderohet nga shumë njerëz si forca shtytëse e Ekremit. Ajo që e udhëzon atë.

Dilek nuk është tipike “First Lady” (Zonja e Parë e Stambollit e quajnë), gruaja e zakonshme e një politikani turk.

Ajo nuk mban shami, duke treguar flokët e saj të lyer ngjyrë bionde, mban modën më të fundit dhe shpesh zbulon tatuazhin që ka në krah, një akrep një referencë e drejtpërdrejtë për shenjën e saj të zodiakut, pasi ka lindur më 18 nëntor.

Vetë Dilek është shumë aktive me çështjet sociale dhe merr pjesë në aktivitete të ndryshme për ndërgjegjësimin e personave me aftësi të kufizuara, të drejtat e grave dhe edukimin e fëmijëve.

Karakteristikë e veprimit të saj është se ajo vizitoi Stambollin me një karrocë me rrota për një ditë e shoqëruar nga Semra Çetinkaya, nënkryetare e Shoqatës së Paralitëve të Kordinës Kurrizore të Turqisë, “për të ndjerë vështirësitë me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara dhe për të ndërgjegjësuar”.

Në vitin 2014, Dilek Imamoglu mori çmimin “ükrü Sürmen” nga shoqata turke si rezultat i “aktivitetit të saj për ndërgjegjësimin e personave me aftësi të kufizuara”.

Ajo nuk do të hezitojë të përballet edhe me vetë Erdoganin. Ashtu siç bëri në vitin 2022, kur bashkëshorti i saj u dënua me dy vjet e shtatë muaj burg dhe iu hoq e drejta politike për fyerje të zyrtarëve publikë.

“Gjëja e rëndësishme nuk është të qëndrosh në pushtet, por të kesh ende nder,” shkroi ajo, duke iu referuar Ismet Inonu, një ushtarak dhe politikan turk që ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Kemalit.

Imamoglu ka shumë të përbashkëta me rivalin e tij të përhershëm, Erdogan por ide tepër të ndryshme. Ashtu si presidenti turk, Imamoglu ka passion futbollin dhe më parë ka qenë futbollist në nivel gjysmë profesional.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin ka emëruar shefin e ri të…