Projeksioni i Armend Mujës shpall fitues Shpejtim Bulliqin në Podujevë

29 nëntor 2020 | 19:19

Profesori universitar Armend Muja ka bërë një projeksion të rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës në Podujevë, në bashkëpunim me Riinvest dhe RTV Dukagjini.

Sipas tij, fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë pa balotazh është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Sipas këtij projeksioni: Vetëvendosje ka marrë 50.02 % të votave, LDK 40.11%, dhe PDK 9.87 %, transmeton “Telegrafi”.

Armend Muja theksoi se mundësia e gabimit në zgjedhje lokale është 5 për qind, ndërsa tha se gjithçka lidhet edhe me numrin e votuesve të cilët dalin në zgjedhje.

“E ka një marzh të madhe të gabimit, në zgjedhje lokale është shumë më e vështirë. Në njëfarë mënyrë dje sipas të dhënave nuk do të ketë balotazh. Me këtë model, duhet të jetë 33 mijë persona, pra mbi 33 mijë votues. Këto zgjedhje në raundin e parë i fiton Bulliqi. Tek balotazhi jemi shumë ta varur nga dalja në votime. Nëse dalja është më e vogël, modeli fillon me u luhatë. Ato sondazhe komunale janë plus, minus 5 për qind. Agregohen të gjitha analizat për me ofru një rezultat pak më të përafërt. Ky është një studim, nuk është sondazh. I përfshinë edhe studentët të Kolegjit Riinvest. Për të qëndruar ky studim duhet të ketë së paku 33 mijë e 413 votues në komunë”, tha gjatë paraqitjes së projeksionit, Muja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Në selinë e BDI-së në Tetovë, dikur pas…