BUZQESHJE E PASHEMBULLT E NËNË DRITËS DHE ALI AHMETIT

29 nëntor 2020 | 19:10

Ismet Sylejmani

Në selinë e BDI-së në Tetovë, dikur pas përfundimit të luftës së UÇK-së, një foto biblike brenda kalasë së lavdishme të BDI-së, fotoja e Nënë Dritës së Bedri Islamit dhe e Liderit të BDI-së, Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Nuk thuhet kot e rastësisht se një foto flet dhe vlenë më shumë se 1000 fjalë!

Shkodranja e madhe, Drita e fisit me nam të Gjylbegajve të Shkodrës, nusja e Zenel Islamit, personazhit Zeneli e Luli i Vocër të Migjenit legjendarë, bashkë me të birin e saj Bedri Islamin e madh dhe të dëshmuarin në luftë për liri e çlirim të Kosovës dhe viseve të saja nga Serbia pushtuese, i shkojnë në vizitë Udheheqesit të popullit shqiptar Ali Ahmeti në Maqedoninë e Veriut!

Pritja nga foto duket se ishte e këndshme, e mirëpritur dhe historike!

Buzëqeshja është gjestikulacioni themelor që dëshmon dhe tregon me manifestim të fortë, se sa shumë është i dispunuar vizitori dhe i vizituari, Nëna Dritë dhe Ali Ahmeti!

Nënë Drita dhe Ali Ahmeti e dëshmojnë katërcipërisht se sa shumë këndshëm, me sa shumë knaqësi e nderim e kanë përjetuar takimin në qendrën e politikbërjes së popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut në Tetovë!

Kjo foto që do të mbetet në asetet e historisë kombëtare si një shkrepje aparati nga më të mrekullueshmet, është dëshmi e madhe historike se sa shumë ishin të lidhur mes veti shokët dhe bashkëveprimtarët e udhëheqjës së lartë të LPK-së dhe më vonë edhe bashkëluftëtarët e komandantët e UÇK-së!

Atë dashuri të madhe që e kishin shokët, bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e udhëheqjës së lartë të LPK-së dhe UÇK-së, këta bijë të mëdhenj e kishin bartur edhe te familjet e tyre e sidomos te prindërit e njëri tjetrit!

Nëna Dritë e Bedri Islamit e dëshmon me foto se sa shumë e admiron Ali Ahmetin, shokun e djalit të saj Bedriut!

E shikon me buzqeshje të Nënës ndaj birit të saj!

Por edhe Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti nuk i mbetet borgj buzeqeshjes me loqkë të zemrës e me loqkë të shpirtit të Nënë Dritës!

Kjo foto historike është dhe do të mbetet dëshmi, se sa shumë kishte dashuri te shokët dhe familjet e udhëheqjës së lartë të LPK-së e UÇK-së!

Udhëheqësi i mirë dhe i madh, fitimtarë e largëpamës, shihet atëherë kur buzëqeshja e Nënës së Tij por edhe nënat e shokëve e rrethojnë dhe nuk e braktisin kurrë!

Por edhe atëherë kur Ai buzëqeshë e knaqet me prezencë dhe kur është në shoqëri të Nënës së Tij dhe nënave e baballarëve të shokëve!

Udhëheqësi Ali Ahmeti, është origjinali dhe kopja me besnike e udheheqesit besnik të popullit shqiptar, këtë e dëshmon në foton me Nënë Dritën në Selinë e BDI-së në Tetovë!

BUZQESHJE E PASHEMBULLT E NËNË DRITËS DHE ALI AHMETIT

Prishtinë, 29 Nëntor 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se…