A do të ketë të hënën masa të reja anti-Covid, tregon ministri Zemaj

29 nëntor 2020 | 18:34

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se të hënën do mbajë takim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ku edhe do të vendosin nëse do të marrin masa shtesë anti-Covid, duke parë se numri i vdekjeve është i lartë dhe personave të infektuar po ashtu.

“Të hënën pasdite do të ulemi të bisedojmë me IKPShK-në dhe Bordin dhe nëse është e nevojshme që të ndërmarrim edhe ndonjë masë që e ulë infeksionin dhe zbrit rastet spitalore që janë shqetësimi më i madh”, ka thënë ai nga qyteti i Podujevës.

I pyetur se a mund të ketë mbyllje totale, ministri Zemaj ka thënë se do të veprohet ashtu si thonë profesionistët shëndetësorë, duke mos e përjashtuar kështu një gjë të tillë.

“Të gjitha rekomandimet që vijnë nga profesionistët, edhe për mbyllje, do ta shohim edhe ditën për kufizimet që duhet të ndërmarrim. Mbyllja është opsioni i fundit”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata “Thirrjet e Nënave”, e cila drejtohet nga Nesrete Kumnova,…