Projektligji për demarkacionin shkon në Kryesinë e Kuvendit

15 janar 2018 | 10:51

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, kanë votuar baras 5 me 5 për ta çuar në Kryesinë e Kuvendit, Projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi.

Meqë votat kanë qenë të barabarta, ky projektligj është dërguar në Kryesinë të Kuvendit për shqyrtim.

“T’i rekomandohet Kryesisë së Kuvendit që ta dërgojë në seancë për shqyrtim”, ka thënë kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani.

“Nuk po e dërgojmë në seancë për votim ose jo. Një dokument që është nën hetime, pa marrë rezultatin, nuk mund të kërkohet që të votohet apo të mos votohet”, ka shtuar ajo. KK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Mesut Ozil nuk do të largohet në këtë afat…