Projektligji për ushtrinë dërgohet në Qeveri

11 maj 2018 | 11:00

Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (MFSK) e ka dërguar në Qeverinë e Kosovës Projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala.

Sipas tij, projektligji është dërguar në Qeveri më 8 maj. “Projektligji është dërguar në Qeveri më 8 maj. Kemi marrë deklaratë financiare për koston buxhetore nga Ministria e Financave dhe pëlqimin nga Ministria e Integrimeve Evropiane që projektligji është në përputhje me legjislacionin e BE-së”, ka thënë Shala për “Telegrafin”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur optimist…