Prokurorët paraqesin si prova në rastin e Gucatit e Haradinajt konferencat për media e postimet në ‘Facebook’

07 tetor 2021 | 13:25

Prokurorët në rastin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt kanë paraqitur para trupit gjykues sipas tyre, prova që dëshmojnë se krerët e OVLUÇK-së kanë penguar punën e Gjykatës Speciale në Hagë.

Sipas tyre, ata kanë frikësuar dëshmitarët e familjarët e tyre, duke i quajtur ata tradhtarë dhe spiunë.

Prokurorët në cilësinë e provave kanë paraqitur konferencat të cilat Hysni Gucati e Nasim Haradinaj i kanë mbajtur në Prishtinë,  duke bërë publike sipas tyre disa dokumente të cilat përmbajnë emra dëshmitarësh e dëshmi të tyre për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në disa prej provave që kanë paraqitur prokurorët ishin edhe postimet të cilat Nasim Haradinaj i kishte bërë në llogarinë e vet në “Facebook” si dhe disa prej deklarimeve të krerëve të OVL UÇK-së nëpër televizione në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës,…