Prokurori Alex Whiting: Të akuzuarit krijuan Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së

03 prill 2023 | 11:00

Prokuroria e Specializuar ka theksuar se përmes provave do të dëshmojë se UÇK-ja kishte hierarki dhe se të katër të akuzuarit kishin autoritet në Shtabin e Përgjithshëm.

Prokurori Alex Whiting ka theksuar se Hashim Thaçi gjatë marrjes në pyetje në Hagë ka dëshmuar se Shtabi i Përgjithshëm ka qenë “jofunksional” dhe vetëm “në letër”.

Megjithatë, ai tha se këto pretendime do të hidhen poshtë gjatë gjykimit.

Ndërkaq, prokurori i specializuar Matthew Halling, ka nisur dha një historik se si u krijua UÇK-ja.

Ai tha se UÇK-ja buroi nga Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) që “besonte se liria për shqiptarët mund të fitohej vetëm përmes forcës” dhe ishte në kundërshtim me politikën që ndiqte LDK-ja, që ishte rezistencë paqësore.

Ai po ashtu përmendi disa prej deklaratave të bëra nga të pandehurit më herët në media, lidhur me Shtabin e Përgjithshëm dhe vetë UÇK-në, duke prezantuar edhe intervista të dhëna për gazeta të ndryshme.

Thaçi, Veseli dhe Selimi, sipas prokurorisë, themeluan “Shtabin e Përgjithshëm dhe e nisën këtë ndërmarrje të përbashkët kriminale” dhe Krasniqi ishte anëtar i drejtorisë politike.

Mbrojtja e të pandehurve më herët ka thënë se UÇK-ja nuk kishte organizim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka nisur në Hagë gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së.…