Prokurori e pyet nëse Rugova i ankohej për kërcënime e sulme nga UÇK-ja, Hill: Jo, s’më ka thënë asgjë
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill është përgjigjur në pyetjet e Prokurorisë në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin e liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një prokuror e ka pyetur nëse Ibrahim Rugova i kishte folur atij për kërcënime, sulme apo krime të UÇK-së.
“A ju kujtohet që Ibrahim Rugova t’ju ketë folur lidhur me kërcënime, sulme ose krime që pretendohej të jenë kryer nga anëtarë të UÇK-së?”.
Diplomati amerikan ka mohuar një gjë të tillë.
“Jo, nuk më kujtohet asnjë gjë që të më ketë thënë Rugova lidhur me këtë”, ka thënë Hill
Ai ka thënë se kishte persona të tjerë që shqetësoheshin për sigurinë e Rugovës.
“Më kujtohen persona të tjerë në Prishtinë që kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me sigurinë e Rugovës”, ka thënë Hill
Hill është pyetur edhe për një rast, siç ka thënë prokurori, “kërcënimi ndaj një historiani në selinë e UÇK-së në Jabllanicë pasi e kishte kritikuar UÇK-në”, dhe është përgjigjur shkurt: “Nuk më kujtohet. Më vjen keq”.



