Behramaj: Peci ia ka punësuar vajzën prokurorit që sot lëshoi urdhëresë në Mitrovicë për vazhdim të numërimit të votave (doc)
11 nëntor 2025
| 16:46
Adil Behramaj, ish-këshilltari i Presidentit Hashim Thaçit, ka nxjerrë letrat e pranimit në punë të Aida Tmava Shabani, vajza e prokurorit, Sahit Tmavës, i cili ka urdhëruar vazhdimin e numërimit të votave në Mitrovicë, pas ngritjes së dyshimeve për manipulim zgjedhor. Behramaj i ka akuzuar për “rrjet kriminal”.
“Qy tash, Faton Peci ia paska punësuar vajzën edhe këtij prokurorit të ri, Sahit Tmavës, që sot lëshoi urdhëresë në Mitrovicë. Aida Tmava Shabani qenka vajza e tij. Do të thotë edhe ky prokuror është vegël e tyre. Koha me ecë prej aty edhe prokurori Sahit Tmava, konflikt interesi!”, ka shkruar Behramaj në “Facebook”, duke prezantuar edhe një dokument.



