Prokuroria e Gjykatës Speciale nesër i kthen pajisjet që i mori gjatë arrestimit të Gucatit dhe Haradinajt

23 mars 2021 | 15:44

Prokuroria Speciale në Hagë nesër (e mërkurë) do t’i kthejë pajisjet që i kishte marrë gjatë arrestimit të drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Lajmin e ka bërë me dije ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku.

“Zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë, 6 muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVLUÇK-së në Prishtinë, më kanë njoftuar se nesër, 24.03.2021 në ora 10:00, do t’i kthejnë pajisjet të cilat i kanë marrë më 25.09.2020, në të njëjtën ditë kur i arrestuan padrejtësisht kryetarin Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më tutje, Klinaku ka thënë se e kanë autorizuar avokatin Tomë Gashi, që t’i marrë pajisjet.

“Ne kemi autorizuar avokatin e OVLUÇK-së, z.Tomë Gashi, i cili nesër, në kohën e lartshënuar, do të shkojë në zyrat e Prokurorisë Speciale të Hagës, që janë në kompleksin e EULEX-it në Fushë Kosovë, që t’i marrë pajisjet tona”, ka shkruar Klinaku, duke kërkuar sqarime nga prokuroria se çfarë ka gjetur në ato pajisje.

“Prokuroria Speciale në Hagë, duhet të jap sqarime se çfarë ka gjetur në pajisjet tona…?”, ka shkruar Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me pankarta ku shkruhej  “Uji nuk duhet të jetë privilegj”,…