Prokuroria e Hagës tregon se ka nxjerrë 1 764 dokumente
17 dhjetor 2020
| 12:39
Prokuroria e Hagës, në nisje të seancës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ka folur rreth nxjerrjes së dokumenteve.
“Në lidhje me procesin e nxjerrjes së materialeve deri tani prokuroria i ka dorëzuar 1309 materiale potencialisht shfajësuese, dhe kemi bërë nxjerrjen e materialeve mbështetëse, në gjuhën shqipe dhe angleze. Kemi nxjerrë edhe deklarata nga të akuzuarit. Materialet në bazë të rregullës 102/1, prokuroria ka nxjerrë 1 764 dokumente, duke marrë parasysh dokumente që kanë probleme teknike. Po kryejmë kontrolle të hollësishme për t’i hequr të gjitha vështirësitë teknike”, ka deklaruar prokurorja.
Këto dokumente, ka thënë Prokuroria, do t’ia japë më pas mbrojtjes.



