Prokuroria në Mitrovicë: E dyshuara raportoi rrejshëm se u dhunua, hapet rast për kallëzim të rrejshëm

25 shkurt 2026 | 14:51

Prokuroria në Mitrovicë ka bërë me dije  se ka nisur hetime për kallëzim të rrejshëm ndaj një gruaje.

E njëjta kishte raportuar se është dhunuar nga dy persona.

Prokuroria ka treguar se është vërtetuar se vepra nuk ishte kryer.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka hapur rast për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” ndaj një personi me iniciale V.V., përkitazi me një denoncim të një dhunimi që e njëjta ka paraqitur ndaj dy personave.

E njëjta ka deklaruar se është dhunuar nga dy burra, të cilët me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për dyzetë e tetë (48) orë.

Me urdhër të prokurorit, personi që e ka denoncuar dhunimin është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku pas ekzaminimit tek e dëmtuara nuk janë konstatuar kurrfarë dëmtime në organet gjenitale, e për rrjedhojë nuk janë realizuar asnjëra nga elementet e veprave penale kundër integritetit seksual, e po ashtu asnjë vepre tjetër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare.

Në mungesë të këtyre elementeve të pandehurit janë liruar nga qendra e ndalimit ku ishin vendosur paraprakisht, ndërkaq rasti ndaj denoncueses vazhdon në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e negociatave me gjashtë shtete…