Prokuroria nis hetimet për vdekjen e Fadil Syleviqit, e kualifikon “vdekje të dyshimtë”

16 janar 2021 | 14:19

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet për vdekjen e ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqit. Ai është gjetur i vdekur pasditen e djeshme në një mal. Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Në afërsi të Liqenit të Badovcit, dje është gjetur një trup i pajetë. Pas arritjes së Policisë në vendngjarje u mësua se viktima është Fadil Syleviqi, ish-zyrtar i PK-së.

Për këtë rast, Prokruroria Themelore e Prishtinës tashmë ka nisur hetimet.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Ulaj ka thënë se rasti është kualifikuar si ‘vdekje e dyshimtë”, derisa ka shtuar se prokuroria dhe policia janë duke vazhduar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, për sqarimin e rrethanave të rastit.

Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ka filluar hetimet lidhur me këtë rast. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është kualifikuar si “vdekje e dyshimtë” dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Insititutin e Mjekësisë Ligjore, Prishtinë.

Po ashtu, ju njoftojmë se prokuroria në bashkëpunim me policinë, janë duke vazhduar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, për sqarimin e rrethanave të rastit në fjalë”, thuhet në përgjigjet e Ulajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua është goditur nga një veturë sot në një…