Prokuroria Speciale konfirmon arrestimin e 9 persona të dyshuar për krime kibernetike dhe mashtrim

12 nëntor 17:50

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, si dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar (Gjermaninë), pas hetimeve disamujore dhe shkëmbimit të informacioneve me Autoritetet Gjermane,  gjatë ditës janë kontrolluar 13 lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Vushtrri, ku janë arrestuar nëntë (9) persona të dyshimtë (disa prej tyre në flagrancë), ka bërë të ditur përmes një komunikate Prokuroria Speciale.

Prokuroria ka bërë të ditur se bazuar në dyshimeve të mbledhura gjatë hetimeve, është ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i bazuar që të dyshuarit me inicialet: A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z dhe H.B., në bashkëveprim me njëri tjetrin, me qëllim të përfitimit material në mënyrë të kundërligjshme, përmes sistemeve kompjuterike kanë komunikuar përmes e-maileve dhe telefonit me viktimat, kryesisht shtetas të huaj, të cilët i kanë mashtruar dhe më pas detyruar që përmes institucioneve mikro-financiare që operojnë në Republikën e Kosovës, të ju dërgojnë mjete financiare (para) në vlera të ndryshme.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar, të gjitha provat relevante të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

Në cilësi të provave janë sekuestruar: 35 (tridhjetë e pesë) shtëpiza kompjuteri; 31 (tridhjetë e një) monitorë kompjuteri; 4 (katër) llaptopa; 1 (një)veturë Audi A8; 15 (pesëmbëdhjetë) telefona mobil;  5 (pesë) USB; 53 (pesëdhjetë e tre) CD; 2 (dy) revole me gaz; 52 (pesëdhjetë e dy) copë municion dhe dokumentacion i ndryshëm (fletore, dorëshkrime etj.).

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, tetë (8) të dyshuarit me inicialet A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z janë dërguar në mbajtje, ndërsa, e dyshuara me inicialet H.B., është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Ylber Ramadani ishte një tjetër futbollist që trajneri Edy…