Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy serbëve, dyshohen se penguan rendin kushtetues në veri
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj dy serbëve me inicialet R.P dhe D.O, të cilët dyshohen për pjesëmarrje në turmë me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze, duke tentuar ta pengojnë rendin kushtetues në komunat veriore.
“Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me inicialet R.P dhe D.O. të nacionalitetit serb. Prokuroria Speciale njofton ekziston dyshimi i bazuar mirë se të lartcekurit në koordinim me shumë të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, kanë marrë pjesë aktive në grupin përkatësisht turmën e personave me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze, përmes përdorimit të dhunës kanë tentuar që të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës në komunat veriore të vendit. Me këto veprime të pandehurit R.P dhe D.O. akuzohen për veprën penale ‘Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi’, nga neni 404 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        