Dogana parandalon katër raste të kontrabandës në veri të Kosovës

05 shkurt 2024 | 16:02

Dogana e Kosovës ka parandaluar katër raste të tentim kontrabandës në afërsi të Zubin Potokut.

Gjatë aksionit të doganës janë sekuestruar 30 pako birra, shtatë pako majonez, 580 litra alkool me origjinë nga Serbia, pije joalkoolike dhe një automjet me targa të huaja, i pazhdoganuar.

“Ky veprim i përbashkët ka për qëllim zbatimin e ligjit dhe luftimin e kontrabandës në këtë pjesë. Aktivitetet e përbashkëta vazhdojnë dhe janë një shenjë e përkushtimit të vazhdueshëm të autoriteteve për sigurinë dhe ligjin në vend. Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të bashkëpunojnë në përforcimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit në territorin e vendit”, ka njoftuar dogana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në fundin…