Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj katër personave për fajde e shpëlarje të parave

16 gusht 2023 | 16:32

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave të dyshuar për kryerjen e veprave “Fajdeja” dhe “Shpëlarja e parave”.

B.M, B.M, E.M dhe S.M janë të dyshuar për veprën “Fajdeja”, ndërsa B.M, B.M dhe E.M dyshohen edhe për veprën “Shpëlarja e parave”.

Sipas Prokurorisë veprat kanë ndodhur përgjatë viteve 2017-2021 në qytetin e Prizrenit.

Përveç arrestimit janë konfiskuar dhe ngrirë prona të luajtshme dhe të paluajtshme.

“Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë nga viti 2017 deri në vitin 2021, në qytetin e Prizrenit, ku të pandehurit në bashkëkryerje në mes tyre janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të fajdeve, ku pas një pune intensive hetimore të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, është arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprave penale të lartcekura, arrestimi i të pandehurve, si dhe, konfiskimi dhe ngrirja pronave të paluajtshme dhe të luajtshme”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City mori një goditje të fortë pak ditë më…