Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur katër aktakuza për rastet e dhunës në familje

03 dhjetor 2018 | 10:45

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit nëntor ka pranuar pesë raste të cilësuara si dhunë në familje, përkatësisht vepra penale nga neni 188/3 të KPK-së.

Për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, dhe është caktuar masa e paraburgimit ndaj të gjithë të pandehurve, ndërkaq ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.

Gjithashtu, gjatë muajit nëntor nga e njëjta prokurori, janë ngritur katër aktakuza dhe një propozim për trajtim të detyrueshëm psikiatrik, për rastet e dhunës në familje, nga neni 188/3 të KPK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Roli i KFOR-it vazhdon të jetë i nevojshëm në Kosovë…