Prokuroria Themelore në Ferizaj për një javë ka ngritur 72 aktakuza

17 dhjetor 2018 | 13:49

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë javës së kaluar, ka ngritur gjithsej 72 aktakuza dhe ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë javës së kaluar janë ngritur pesë aktakuza dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur gjithsej 61 aktakuza , ka bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit dhe gjithashtu ka marrë tetë (8) aktvendime për fillim të hetimeve.

Ndërsa Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë javës së kaluar ka ngritur gjashtë (6) aktakuza.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka…