Skender Komoni zgjedhet zëvendëskryesues i Bordit të Drejtorëve të AKP-së

17 dhjetor 2018 | 13:47

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilen me rastin e skadimit të mandatit të zëvendëskryesuesit të Bordit, Bajram Zejnullahu, Bordi ka emëruar zëvendëskryesuesin e ri të Bordit të Drejtorëve të AKP-së, Skender Komoni mandati i të cilin fillon prej datës 17 dhjetor 2018.

Bordi gjithashtu ka miratuar valën e re të shitjes së aseteve me Nr.44, e cila do të përmbaj asete nga rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës, si dhe aprovoi transaksionet e valës së shitjes me Nr. 43.

Në këtë mbledhje Bordi ka miratuar kërkesën e Komunës se Drenasit për dhënien e pëlqimit për lejimin e bartjes se një prone të ndërmarrjes shoqërore Radiotelevizioni i Prishtinës në pronësi të Kuvendit Komunal Drenas, konform vendimit të Qeverisë për shpronësim.

Gjithashtu, Bordi ka aprovuar propozimin për marrëveshje me Komunën e Prishtinës për pagesën me këste të mjeteve pasi të merret vendimi nga Qeveria për shpronësim të ndërmarrjes shoqërore “IMN Kosova”.

Po ashtu Bordi i Drejtorëve të AKP-së ka shqyrtuar dhe miratuar edhe raportet e Komisioneve për qiradhënien e aseteve të N.Sh-ve si dhe u shqyrtuan dhe u miratuan edhe raportet rekomanduese të Komisionit për asete specifike, si dhe për shitjen e aseteve përmes negociatave direkte.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Promovimi i prodhimeve vendore ka vazhduar në qendrën tregtare “Viva…