AKB-ja: Taksa më e rëndë se ushtria për Serbinë

17 dhjetor 2018 | 13:34

Promovimi i prodhimeve vendore ka vazhduar në qendrën tregtare “Viva Fresh Store”, në Ferizaj, organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare tê Bizneseve, ka dekalruar se po vazhdojnë pa ndalur  me promovimin e prodhimeve vendore,  në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?

Ai kërkoi nga qytetarët që të konsumojnë edhe më shumë prodhime vendore.

Sipas tij, tash pas vendosjes së taksës është shënuar rritje ekonomike, e prodhimtarisë, punësimit e zhvillimit. Po ashtu, ka rritje te shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë. “Taksa 100 për qind ndaj prodhimeve serbe  është  shumë më e rëndë për Serbinë sesa Ushtria e Kosovës. Kjo taksë i ka prek në palcë jo vetëm bizneset serbe, por edhe tërë  shtetin serb”, ka deklaruar Shahini.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tregoi se ekspozimi e promovimi i prodhimeve  vendore  ka vazhduar në rrjetin  e 57 marketeve “Viva Fresh”, dhe  është me rëndësi të madhe jo vetëm për prodhuesit, por edhe për konsumatorët e tregtarët.

Sipas tij,   “Viva”,  është njëra ndër strehët më të mëdha të shitjes së prodhimeve vendore, e cili në marketet e saja ka mbi 20 mijë produktet e mbi 170 prodhuesve kosovar.

Ai i bëri thirrje qytetarëve  për konsumim të prodhimeve vendore. Vetëm duke konsumuar prodhime vendi zhvillohemi.

Erton Bega, drejtor i marketingut,  ka deklaruar se kjo kompani i ka dhënë mbështetje të madhe prodhuesve vendës tash e 15 vjet ku edhe jemi zhvilluar bashkërish. 30 për qind apo e1 /3 e shitjes në marketet tona është e prodhimeve vendore. “Do të vie koha që edhe në shtëpitë tona të kemi tërësisht vetëm prodhime vendore”, u shpreh Bega.

Ai  falënderoi edhe AKB-në për nxitjen e promovimin e prodhimeve vendore tash 16 vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në Nyon të Zvicrës, u hodh shorti për raundin…