Prokuroria thotë se dokumentin për Sllavica Mikiqin rreth pronës së RTP-së e falsifikoi Shkumbin Qehaja në makinat që iu konfiskuan dje

02 nëntor 2025 | 19:19

Duket që prona e Shkumbin Qehajës mund të kete sherbyer si ‘laborator’ për dokumente false në dëm të pronave të shtetit. Atij iu gjetën makina të vjetra. Prokuroria po dyshon që madje edhe vetë vendimi i famshëm me të cilin Sllavica Mikiq mori nën kontroll pronën e RTP-së, është bërë po nga Qehaja. Po në makinat e vjetra te shkrimit qe dje u konfiskuan pas arrestimit të tij…

Sipas dosjes së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari Shkumbin Qehaja gjatë vitit 2021-2022 në Prishtinë, në bashkëkryerje me të dyshuarit Dritmir Islami, Venhar Hana dhe Sllavica Mikiq, pas një marrëveshje, e kanë falsifikuar tërësisht aktgjykimin e Gjykatës së Prizrenit, të datës 28 prill 1976.

Gjithashtu, thuhet se gjatë kontrollit/bastisjes që i është bërë në shtëpinë e të dyshuarit, në një shportë të mbeturinave i është gjetur një armë- pistoletë dhe 103 fishekë.

Me këto veprime, i pandehuri Shkumbin Qehaja në bashkëkryerje me të dyshuarit: Venhar
Hana, Dritmir Islami dhe Sllavica Mikiq dyshohet se ka kryer veprat penale “Falsifikim i dokumentit” nga neni 390, par. 3 lidhur me par.1, dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll pse posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, si dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme nga neni 395 i Kodit Penal, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndryshe, në qershor të 2025-ës, avokati Venhar Hana dhe instruktori Dritmir Islami, ishin arrestuar lidhur me dyshimet për dallavere me pronën e ish-Radio Televizionit të Prishtinës (RTP) në lagjen Veternik të Prishtinës. Ndaj tyre ishte caktuar masa e paraburgimit.

Avokati Hana ka qenë subjekt i hulumtimit të rastit të një prone milionëshe në “Veternik”, i cili rast është hulumtuar nga “Betimi për Drejtësi”, ku janë paraqitur prova për falsifikimet e pretenduara.

“Betimi për Drejtësi” kishte raportuar për përfshirjen e noteres Ademi edhe në rastin e pronës milionëshe në Veternik, ku sipas informatave nga Prokuroria, e njëjta është duke u hetuar edhe për atë rast.

Ademi në një rast tjetër po akuzohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” gjatë përpilimit të aktit noterial “Kontratën për shitblerjen e tokës-parcelës me shtëpi në proces të legalizimit”, duke ngritur çmimin e shitblerjes së paluajtshmërisë nga 140 në 160 mijë euro, dhe dëmtoi palët kontraktuese në vlerë 20 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Një strukturë politike që po e mban…