Balotazhi në Maqedoninë e Veriut, deri në orën 13:00 votuan 18 për qind e qytetarëve

02 nëntor 2025 | 15:18

Në Maqedoninë e Veriut po vazhdon procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ndërsa deri në orën 13:00, dalja në votime ka arritur në 18.05 për qind, tregojnë të dhënat në faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ).

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ), të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.013.375 qytetarë.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve qytetarët po përzgjedhin kryetarët e 32 komunave dhe të Qytetit të Shkupit.

Raundi i parë, i zhvilluar më 19 tetor, rezultoi me zgjedhjen e 44 kryetarëve të komunave dhe këshillave komunalë.

Votimi, i cili filloi në orën 07:00, do të mbyllet në orën 19:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi, Drita ka marrë një fitore të madhe…