
Prokuroria: Xhemajl Nuhiu, i dyshuar për vrasjen në Hajvali është ende në arrati
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se i dyshuari kryesor për vrasjen mbrëmë në Hajvali është Xhemajl Nuhiu.
Si rezultat i veprimeve të deritanishme hetimore, është identifikuar autori i dyshuar, Xh. N., i cili aktualisht është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit. Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe sjelljen para drejtësisë të autorit të kësaj vepre të rëndë penale”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar opinionin publik se më 11 gusht, rreth orës 22:00, një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen Hajvali të Prishtinës, ku një person M.M., është qëlluar me armë zjarri.
Viktima është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij.
Menjëherë pas marrjes se informatës, njësitet relevante te Policisë së Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Si rezultat i veprimeve të deritanishme hetimore, është identifikuar autori i dyshuar, Xh. N., i cili aktualisht është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit. Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe sjelljen para drejtësisë të autorit të kësaj vepre të rëndë penale.