Prokurorisë në Hagë i pengon që dëshmitari Abazi përshëndeti krerët e UÇK-së në sallën e gjykimit

30 prill 2024 | 17:03

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka dëshmuar dëshmitari i 59-të, Nuredin Abazi, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas Prokurorisë dëshmitari në një moment ka përshëndetur të akuzuarit.

“Thjesht duhet ta them për procesverbal, që ndërkohë që po dilte nga salla dëshmitari i përshëndeti të akuzuarit, të paktën sipas nesh, sipas prokurorisë”, ka thënë prokurori i Hagës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, në krye…