Promocioni për linjën e televizorëve Samsung sjell përfitime Premium

26 qershor 2023 | 13:43

Nëse përzgjidhni televizorët Samsung QLED ose Neo QLED 4K nga 98” përfitoni dhurata fantastike duke përmirësuar përvojën tuaj të shikimit

Prishtinë, 23 Qershor 2023 – Samsung po prezanton një dimension të ri në fushën e televizorëve Neo QLED 98”, me veçori dhe inovacione të përmirësuara premium që mundësojnë përvoja të pakrahasueshme shikimi. Televizorët Samsung tashmë po vendosin një standard të ri për ekranet e nivelit të lartë dhe ky është momenti që ju të përfitoni nga promocioni, i cili pëfshin dhuratat si më poshtë:

  • Për çdo blerje të televizorëve Samsung të serisë Q80C, ju merrni dhuratë modelin e monitorëve 49” Odyssey G95T
  • Për çdo blerje të televizorëve Samsung të serisë QN90A, ju merrni dhuratë modelin e monitorëve 49” Odyssey G95A
  • Për çdo blerje të televizorëve Samsung të serisë Q80C, ju merrni dhuratë modelin e monitorëve 49” Odyssey G95A dhe një smartphone Galaxy S22.

Ndjeni fuqinë e imazheve 4K

Televizori Samsung Neo QLED 98” krenohet për ekranin madhështor dhe elegant në të njëjtën kohë. Teknologjia e avancuar ofron përvoja cilësore shikimi për konsumatorët në një hapësirë prej 248 cm. Gjithashtu, ai vjen i pajisur me modalitetin Eye Comfort, i cili nëpërmjet rregullimit automatik të ndriçimit të ngjyrave në ekran, ju mundëson eksperienca fantastike të  figurës. Kjo linjë vjen me teknologjinë inovative, e cila mundëson të zeza të thella të pakrahasueshme, të bardha më të pastra dhe të gjitha nuancat e ngjyrave me ndihmën e pikselëve të avancuar vetëndriçues të mundësuar nga Quantum Dot, për të ofruar detaje të pakrahasueshme.

Samsung Neo QLED 98” përshtatet në të gjitha ambientet e brendshme, falë modelit të tij minimalist dhe profilit të hollë të pajisjes. Për eksperienca premium  të dhuruara në një ekran prej 98”.

Për më tepër, Samsung Neo QLED 98” ka marrë gjithashtu një sërë përmirësimesh, për sa i përket serisë së televizorëve Samsung. Kjo përfshin Neural Quantum Processor 4K, i cili përdor inteligjencën artificiale të avancuar për të përmirësuar imazhet me cilësi të ulët dhe për të nxjerrë detaje të jashtëzakonshme.

Tinguj dinamik

Një komponent kyç për ofrimin e argëtimit kinematografik në shtëpi është tingulli i pasur dhe zhytës që plotëson një pamje të gjallë, të cilën Samsung e ofron plotësisht përmes linjës së tij të televizorëve të vitit 2023.

Falë teknologjisë së altoparlantët Dolby Atmos, ju vendoseni në qënder të veprimit ndërsa qëndroni përpara ekranit, pasi tingujt ndjekin veprimin që shfaqet në ekran.

Gjithashtu, një tjetër veçori është Q-Symphony, modaliteti më i ri, i cili vesh hapsirën tuaj me tinguj automatikisht në çdo cep të ekranit në harmoni të përsosur.

Ofert fantastike

Përfitoni nga një mundësi unike për të marrë dhuratë një nga monitorët Odyssey Gaming, nëse blini televizorët QLED ose Neo QLED 4K, duke përfituar deri në 500 Euro zbritje, plus shërbimin e transportit  dhe montimin falas. Gjithashtu ky promocion zgjat nga data 22.06. deri më 16.06 ose aq sa  të zgjasin furnizimet e dhuratës ose pajisjeve të përfshira në këtë promocion.

Të gjitha informacionet rreth promocionit i gjeni në linkun: linkun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marcus Thuram zgjodhi të bashkohej me Interin dhe kjo gjë…