Promovohet fushata “Unë redaktoj Wikipedia-n”

14 janar 15:52

Thirrje për të marrë pjesë në fushatën “Unë redaktoj Wikipedia-n, 2022, e organizuar nga Grupi i Përdoruesve, Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe.

Nga dt. 17 janar deri më 11 shkurt, 2022, Wikimedianët e Gjuhës Shqipe zhvillojnë fushatën me temë “Unë redaktoj Wikipedia-n”.

Grupi i Wikimedianëve të Gjuhës Shqipe (WoALUG) është një organizatë e përbërë nga një grup përdoruesish që kanë interes të rritin cilësinë dhe sasinë e përmbajtjes dhe materialit multimedial në Wikipedia-n shqipe. Ky Grupi synon ta realizojë këtë nëpërmjet programeve edukative, punëtorive dhe redaktimeve, garave në online/offline në nivel rajonal në territoret e Ballkanit, ku flitet gjuha shqipe.

Qëllimi i kësaj fushate është promovimi dhe zgjerimi i komunitetit tonë dhe të tregojmë se çdo njeri mund të redaktoj Wikipedian dhe të bëhet Wikipedia-n.

Me anë të saj, ata dëshirojmë të ftojnë të gjithë nxënësit, studentët dhe njerëzit të apasionuar pas shkrimit dhe redaktimit për të marrë pjesë dhe për të kontribuar në “Unë redaktoj Wikipedia-n”. Përparësi kanë pjesëmarrësit që nuk kanë redaktuar artikuj më parë në Wikipedia. Ata do të mësojnë si të redaktojnë, si të kuptojnë, nëse artikulli është plagjiaturë, si të përdorin bazat e redaktimit vizual, si të citojnë, të vendosin burimet e artikullit, etj.

Personat e interesuar mund të regjistrohen për të marrë pjesë në fushatë ne këtë link: https://outreachdashboard.wmflabs.org/courses/WoALUG/I_Edit_Wikipedia_-_janar_2022?enroll=dkfyqxtw  

Sesionet trajnuese do të mbahen online në dt. 26 janar dhe 2 shkurt, 2022. 


Për më shumë rreth fushatës:

    • Unë redaktoj Wikipedia-n https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Un%C3%AB_Redaktoj_Wikipedia-n_2022  

    • WoALUG në Facebook https://www.facebook.com/SQWikimediansUG

Faqja kryesore

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për rreth dy orë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha  është…