Promovohet krijimtaria letrare e Isa Mjekut

06 prill 2026 | 15:30

Në një aktivitet kulturor të mbajtur së fundmi është promovuar krijimtaria letrare e autorit Isa Mjeku, ku janë përuruar katër librat e tij. Ky organizim mblodhi dashamirës të letërsisë, studiues, miq dhe kolegë të autorit, të cilët vlerësuan kontributin e tij në fushën e letrave shqipe.

Gjatë promovimit është theksuar se veprat e Mjekut pasqyrojnë një përvojë të pasur jetësore dhe artistike, duke trajtuar tema të ndryshme sociale, shpirtërore dhe historike.

Diskutimet rreth librave kanë nxjerr në pah stilin e veçantë të autorit, gjuhën e pasur dhe ndjeshmërinë e thellë që karakterizon krijimtarinë e tij.

Të pranishmit kanë pasur mundësinë të dëgjojnë fragmente nga veprat, si dhe të njihen më nga afër me procesin krijues të Isa Mjekut.

Në fjalën e tij, autori Mjeku ka falënderuar pjesëmarrësit për mbështetjen dhe ka theksuar rëndësinë e promovimit të vlerave letrare në shoqëri.

Ky aktivitet shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin letrar të Isa Mjekut, duke e konsoliduar atë si një zë të veçantë në letërsinë bashkëkohore shqiptare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se…