Promovohet kultivimi i boronicës

18 qershor 2019 | 15:19

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq bashkë me drejtorin e Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID, Brian Martalus, morën pjesë në Ditën Fushore të Boronicës e cila këtë vit u mbajt në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Në këtë ceremoni të organizuar nga MBPZHR-ja në bashkëpunim me USAID, përpos varieteteve të boronicës së freskët, u prezantuan edhe gjemi, reqeli, si dhe gatesa të ndryshme me përmbajtje nga boronica.

Me këtë rast, ministrja Ziviq i përgëzoi kultivuesit e boronicës të cilët kishin ekspozuar prodhimet e tyre në këtë ditë fushore dhe u shpreh se ndjehet mjaft e lumtur që fermerët kosovarë çdo vit e më shumë po i shtojnë plantacionet e tyre me këtë kulturë e cila si e re dhe inovative në vend, ka vlera të larta krahasuar më shumë vende të rajonit.

Ajo gjithashtu theksoi se si MBPZHR janë të kënaqur me shtimin e jashtëzakonshëm të fermerëve që kanë përvojë dhe atyre që duan të merren me këtë sektor.

Nga ana tjetër, drejtori Martalus, ka theksuar se boronicat janë të kualitetit shumë të lartë dhe janë shumë të shijshme.

Ai ka thënë se me rritjen dhe zhvillimin e këtij sektori, si dhe angazhimi i fermerëve për t’u marrë me këtë veprimtari tregojnë fuqinë dhe potencialin e sektorit bujqësor në Kosovë.

Vlen të theksohet se mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Misionit të USAID-it në Kosovë, në vitin 2018 u nënshkrua marrëveshje e mirëbesimit për mbështetjen e sektorit të bujqësisë në vend.

Përmes kësaj marrëveshje, u krijua një program i veçantë për mbështetjen e zinxhirit të vlerave të frutave të imëta dhe bimëve mjekësore dhe aromatike në Kosovë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me…