Promovohet libri i Haki Morinës, “JETË NË RRUGËTIM”

11 nëntor 2018 | 21:36

Në Würenlos të Zvicrës është promovuar të dielën libri “JETË NË RRUGËTIM” i autorit Haki Morina.

Promovimi ëshë drejtuar nga Isuf Sherifi, i ndihmuar nga Adnan Asllani dhe Lulëzim Etemaj.

Me anën e rrëfimit të tij të rrjedhshëm, të strukturuar e të begatuar me spontanitet, autor Haki Morina ia ka dalur me sukses që përmes dramës personale t’u sjellë lexuesve të të gjitha gjeneratave, posaçërisht të gjeneratës së re, një akt të rëndësishëm të dramës së përgjithshme të Kosovës, përkatësisht të rrugëtimit të lirisë dhe mbijetesës së saj. Ky libër e pasuron dhe e bën më të begatshme letërsinë memoaristike shqiptare të Kosovës që për tematikë e ka burgun politik. Ky ka qenë vlerësimi i Lulëzim Etemaj, në recensionin e paraqitur, për librin e Morinës, “JETË NË RRUGËTIM”.

Pas leximit të herpashershëm të fragmenteve të librit, Isuf Sherifi, së bashku me Adnan Aslanin, e kanë hapur dhe drejtuar bashkëbisedimin me autorin e librit, bashkëbisedim në të cilin janë inkuadruar edhe të pranishmit në publik, të cilët, krahas vlerësimit të librit, autorit i janë drejtuar me pyetje të shumta që kishin të bënin kryesisht me tematikën e librit; veprimtarinë e tij politike atdhetare; arrestimin; torturat; qendrimin dhe përjetimet nga burgu.

Libri “JETË NË RRUGËTIM” është libri i shtatë i Haki Morinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë…