Mustafa: Edhe zogjtë e malit e dinë kush e pengoi liberalizimin

11 nëntor 2018 | 21:28

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se dialogu nuk kushtëzohet me liberalizimin e vizave, por dialogu kushtëzohet me ikjen e kësaj qeverie. 

“dhe, dialogu kushtëzohet me ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së shtetit serb për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës. Deri sa Serbia zhvillon fushatë të tillë, dialogu është i shantazhuar, prandaj BE duhet paraprakisht ta ndalë Serbinë nga kjo fushatë e ndyrë. Për liberalizimin, edhe zogjtë e maleve, siç thotë populli,  e dinë se kush e pengoi. Ne duhet ti lusim vendet e BE-së që ato të mos sillen ndaj këtij procesi ashtu si u sollën disa parti dhe disa deputet tanë”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”. 

Dialogu nuk kushtëzohet me liberalizimin e vizave, por dialogu kushtëzohet me ikjen e kësaj qeverie dhe, dialogu…

Gepostet von Isa Mustafa am Sonntag, 11. November 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas humbjes së Vëllanzimit nga Besa (2-0), në ndeshjen e…