Dorëhiqet Gani Sejdiu

11 nëntor 2018 | 19:54

Pas humbjes së Vëllanzimit nga Besa (2-0), në ndeshjen e javës së 13-të, trajneri Gani Sejdiu ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit në klubin kuqezi.

Kryesia e klubit gjakovar nuk ka qenë e pajtimit që Sejdiu të jap dorëheqje, por strategu nga Mitrovica ishte këmbëngulës në vendimin e tij.

“Pas rezultateve në këto tri ndeshje, është më se evidente se në klub ka nevojë që të ndryshohet diçka. Unë e marrë përgjegjësinë për këto rezultate, prandaj kam marrë vendim të parevokueshëm që të tërhiqen nga detyra e trajnerit të Vëllaznimit, duke i krijuar kështu hapësirë klubit që të bëjë një zgjidhje tjetër për tri ndeshjet e mbetura të këtij stinori dhe rrjedhën e mëtejshme të garave”, ka thënë Sejdiu

“Duke i dëshiruar Vëllaznimit sukses në të ardhmen, me këtë rast sinqerisht dua të falënderoi kryetarin e klubit, Agim Cana, kryesinë, bashkëpunëtorët, futbollistët dhe të gjithë të tjerët në klub për korrektësinë dhe bashkëpunimin. Kam falënderim të posaçëm për tifozët e Vëllaznimit, të cilët asnjë herë nuk na kthyen shpinën”, ka shtuar Sejdiu.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka reaguar…