Promovohet libri “Kriminalistikë dhe Siguri” i ekspertit të sigurisë Arben Dashevci

23 dhjetor 2023 | 20:53

Sot në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë u promovua libri “Kriminalistikë dhe Siguri” me autor Arben Dashevcin, ekspert i sigurisë.

Të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme ishin deputetja Ganimete Musliu, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës Arian Tahiri, figura të ndryshme nga sfera e politikës dhe sigurisë, qytetarë dhe studentë gjithashtu.

Në këtë ngjarje fjalën e mori Besnik Xhaka në rolin e redaktorit, Hajrullah Tërnava si ekspert i sigurisë si dhe profesori, Nexhmedin Spahiu.

Ky libër do të shërbejë për studentët dhe gjithë ata që duan të informohen më mirë nga fusha e sigurisë dhe kriminalistikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për festat e fundvitit, këngëtarja Donna Dafi, e cila jeton…