Promovohet libri me memoare historike “Kujtimet e një firmëtari: Hajredin Bej Cakrani”

29 nëntor 2018 | 20:41

Në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë është promovuar libri me memoare historike për njërin nga nënshkruesit e aktit të pavarësisë së Shqipërisë Hajredin Bej Cakrani.

Në këtë promovim ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë Sylë Ukshini, i cili njëherësh është edhe redaktor i jashtëm i librit, së bashku me historianët Ledia Dushku, Dorian Koçi, gazetarin Roland Qafoku, redaktorin e librit, Kastriot Bimo  dhe pasardhësin e familjes Cakrani, Kujtim Cakrani, në promovimin e librit me memoare historike “Kujtimet e një firmëtari: Hajredin Bej Cakrani” njërit ndër figurat të aristokracisë shqiptare të kohës otomane dhe firmëtarit të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor 1912.

Libri me kujtime i Hajredin Pashës na jep një pamje të veçantë për atë që ndodhi përpara dhe ditën e 28 nëntorit në Vlorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sylë Ukshini Kërkesat telegrafike për njohjen e Pavarësisë së Shqipërisë,…