​Promovohet libri për Rambujenë i akademik Arsim Bajramit

18 mars 2026 | 13:08

“Konferenca e Rambujesë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë”, është titulli i botimit më të ri të akademik Arsim Bajramit.

Ky punim shkencor është promovuar në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në mesin e shumë akademikëve dhe profesorëve.

Arsim Bajrami, i cili ka botuar 40 libra, ka qenë edhe pjesëmarrës në negociatat në Rambuje të Parisit, në cilësinë e këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës.

Në këtë libër prej më shumë se 500 faqesh, ai  ka prezantuar prapaskenat, sfidat por edhe dilemat e delegacionit për të pranuar apo refuzuar përmbajtjen e dokumentit kosovar.

Akademik Arsim Bajrami, ka thënë se në historinë politike të Kosovës pas datës së 17 shkurtit, nuk ka datë më të rëndësishme se Konferenca e Rambujesë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë.

“Kjo konferencë është fitore politike dhe diplomatike e shqiptarëve. Duke pranuar një marrëveshje jo perfekte por duke hapur rrugën që Kosovë të çlirohet e pastaj të pavarësohet me mbështetje të ndërkombëtarëve”, është shprehur Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka njoftuar…