Promovohet libri që dëshmon barbarizmin serb në QKUK

17 prill 15:23

Është promovuar libri “Krimet dhe keqtrajtimet e pacientëve dhe personelit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë gjatë luftës në Kosovë 1998-1999”, i autorit dr. Salih Krasniqi.

Recensenti i librit, Ismet Salihu ka thënë se doktor Salihu në kohërat më të vështira të luftës, i ka dalë në ndihmë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke bërë intervenime kirurgjike ndaj atyre që kishin plumbat në trup.

I pranishëm në përurim të këtij libri ka qenë edhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, i cili ka thënë se libri i doktor Krasniqit është një libër model edhe për historianët e mirëfilltë, pasi ka fakte të pakundërshtueshme.

Kurse autori i librit, Salih Krasniqi, para të pranishmëve ka thënë se librin që ka shkruar është dëshmia e veprimeve barbare serbe që kanë bërë ndaj pacientëve dhe personelit të QKUK-së gjatë luftës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën është bërë promovimi i aktiviteteve të projektit ERAMSUS+…